Përzgjidhen kandidatët e PD-së në Gjirokastër, 11 emrat që kaluan anëtarësinë

Përfundon procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në degën e PD Gjirokastër.

Sipas raportimeve paraprake, procesi ka qenë i rregullt, ndërsa pas numërimit të 480 votave të gjendura në kuti, nuk pati asnjë kontestim por u kalua lista e plotë me 11 emra: Adil Xhelili, Alije Kokalari, Altin Çomo, Antonela Lena, Beqir Gjika, Besnik Aliaj, Entela Shehaj (Fico), Nikolla Zhulla, Roland Bejko, Shemsho Lamaj, Tritan Shehu.
Të dhënat e votimit në të gjitha degët e tjera të qarkut Gjirokastër:
Tepelena 184 vota, asnjë kontestim
Memaliaj 327 vota, asnjë kontestim
Përmeti 200 vota, 20 kontestime
Këlcyra 300 vota, 40 kontestime

Loading...