Një mbrëmje entuziazte sot për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë. Briken Calja mori 2 medalje, të argjendtë dhe bronzi, në shtytje dhe në dygarësh, në kategorinë për peshat deri në 73 kg.
Fillimisht sportisti ynë u rendit i katërti dhe arriti të ngrejë vetëm 152 kg në provën e parë, për të dështuar në të dytën me 157 kg ndërsa në të tretën që mund t’i jepte medalje po me 157 kg nuk pati sukses.
Briken Calja në shtytje dështoi në proven e parë me 183 kg ndërsa u tregua i suksesshëm në të dytën me 184 kg. Prova e tretë që mund t’i jepte medalje ari në shtytje nuk shkoi siç duhet me 188 kg. Garimi për të u mbyll me vendin e dytë në shtytje, ose më saktë Nënkampion Europe dhe në fund medalje bronzi në dygarësh me 336 kg të ngritura në total.
Peshëngritësi Briken Calja i jep Shqipërisë dy medalje në Kampionatin Europian
Loading...