Për 6 persona:
* peshk 1.200 kg.
* 7-8 domate mesatare
* 10 patate mesatare
* vaj – 3/4 e filxhanit të çajit
* l filxhan çaji verë e bardhë
* l limon
* 4 lugë gjelle galetë
* 4-5 thelpinj hudhra
* l lugë gjelle majdanoz
* kripë e piper
Gatimi:
Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.
Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj.
Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet buka apo galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë. Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.
Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëllojtë.
Domateve që kanë mbetur, u hiqet cipa (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.
Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj. spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.
Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.
Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.