‘Peshqit e mëdhenj’, Yuri Kim: Kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar se kohës së pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshmë në Shqipëri po i vjen fundi.

Në një intervistë për “Opinion” ajo u pyet se pse deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave.
“Kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.

Në muajt e fundit, kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.”-tha Yuri Kim.

Loading...