Pësoi atak kardiak në mes të ndeshjes, futbollisti vdes në spital

Një lajm trágjik ka ndodhur këtë të enjte në Portugalia, ku futbollisti brazilian Alex Apollinario nuk arriti të fitojë luftën me sëmundjè, si pasojë ai u nda nga jeta disa ditë pasi pësoi sùlm në zèmër gjatë ndeshjes..

Futbollisti 24 vjeçar pësoi sùlm në zèmër të dielën dhe u shemb në fushë në mes të ndeshjes midis Alverca dhe Almeira në ligën e tretë të Portugalisë.
Braziliani u transferua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij, madje në një moment u tha se gjendjá e tij ishte e qëndrueshme. Sidoqoftë, trùpi i tij nuk ishte aq i fortë sa të përballonte një sulm kaq të fortë në zèmër.

Klubi i tij konfirmoi të enjten se Apolinario kishte vdekur në spital.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, që Alex Apollinario ynë vdiq.

FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për fámiljen e tij. Në këtë moment të zisë, të gjitha aktivitetet e klubit ánulohen”, njofton klubi.

Loading...