Pësoi djegie nga pula e nxehtë, vajza e vogël merr 800,000 dollarë kompensim nga McDonald’s

Një gjykatë në Florida ka vendosur që McDonald’s duhet t’i paguajë një vajze tetëvjeçare 800,000 dollarë dëmshpërblim pasi ajo pësoi djegie të rënda kur një pulë “McNugget” i ra në këmbë.

Në vitin 2019, Olivia Caraballo katërvjeçare u dogj nga pula e nxehtë kur hapi ushqimin e saj të lumtur në një makinë në Tamarac, afër Fort Lauderdale, raportoi BBC.

Familja e saj kërkoi dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh dhe gjykata e pranoi lëndimin e vajzës.

“Jam e lumtur që ata dëgjuan zërin e Olivia-s dhe që gjykata mundi të merrte një vendim të drejtë”, tha nëna e vajzës, Philana Holmes.

Avokatët e familjes treguan në gjykatë fotot e djegieve, si dhe një regjistrim telefonik të vajzës duke bërtitur pasi u plagos.

Ndërsa, avokatët e McDonald’s thanë në gjykatë se familja duhet të merrte 156,000 dollarë, sepse, sipas tyre, vajza kishte dhimbje vetëm për tre javë, koha që u desh që plaga të shërohej dhe ata thanë se ajo ishte ende duke shkuar në restorantet e tyre./abcnews.al

Loading...