PËRBËRËSIT
500 gr miell misri i verdhë
100 gr djath i bardhë
100gr ullinj pa bërthamë( i blejmë në supermarket të gatshme të prera rrathë rrathë, ose siç i keni po i hiqni bërthamën )
2 vezë
2 gota kos( e përziejm me ujë, e hollojmë që t’ia hedhim sipër miellit )
kripë, pak piper.
vaj ulliri
PËRGATITJA
1
Në një tas të madh hedhim vezët, i rrahim, hedhim sipër kripën, i përziejm pak, më pas hedhim djathin në copa të vogla, më pas hedhim kosin që e kemi holluar me ujë, i përziejm këto mirë e mirë, më pas hedhim miellin e misrit, i përziejme sëbashku, e shikojmë që masa mos të jetë shumë e trashë, nëse është hedhim edhe pak ujë, duhet ta lemë pak të holluar që mos të dalë shumë e trashë pitja.
2
Pastaj përgatisim preshin, i jepni një skuqje me vaj, pastaj mbasi është skuqur e hedhim në masën ku është mielli, i përziejm mirë e mirë dhe në fund hedhim edhe ullinjtë, i përzijem përsëri sëbashku e në fund i hedhim në tepsi, sipër i spërkasim pak vaj ulliri dhe e fusim në furrë me 200 gradë celsus dhe e shikojmë me sy, Unë psh e kam lënë jo shumë të pjekur, ja këtë ngjyre sikur ka dhe në foto.