Peter Tiede: “Z.Kryeministër, ju doni të më padisni?Për shkak se fyeva madhërinë tuaj,apo çfarë? Kasetat janë reale”

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se do e padiste në gjykatat gjermane gazetarin e “Bild”, Peter Tiede ,i cili është dhe autori i publikimit të disa përgjimeve ku përfshihen eksponentë të PS dhe vet kryeministri.

Ndërkohë, ka ardhur dhe reagimi i Tiede, i cili i drejtohet Ramës se nuk ka për çfarë ta padis, pasi përgjimet janë të vërteta.

Po ashtu, ai ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se në Shqipëri nuk mund ta padis pasi gjykatat ende nuk punojnë.

Reagimi

Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter.

Loading...