“Do të ketë një seri organizimesh nga më të fortat dhe më të papriturat. Do ketë edhe mjaft të papritura kështu që kjo është e sigurtë dhe me të gjitha mjetet demokratike ne do ti përgjigjemi këtij kryeministri mashtrues.
Ju e keni dëgjuar çfarë tha sot, nuk e shtyj datën e zgjedhjeve se lejon Kushtetuta.
Por ju po ta kujtoni në 2007 ata u ngujuan në presidencë tek presidenti Afred Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet nga janari në fund të shkurtit, për një certifikatë lindjeje që duhet të kishin qytetarët. Kushtetutë kishim edhe atëherë.”, tha Vasili.
Loading...