Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama dhënë për AFP, teksa shprehej se Shqipëria s’do qajë jashtë derës së BE”, duke thënë se “Edi qesh dhe nuk qan, por harron se qesh mirë, kush qesh i fundit”.
Sipas Vasilit, kjo sjellje arrogante, vulgare dhe agresive e Ramës ndaj Evropës nuk është rastësi, por është strategji e kryeministrit tonë për të krijuar alibinë e Shqipërisë drejt Lindjes.
Mesazhi i Vasilit:
Edi qesh dhe nuk qan,por harron qe qesh mire kush qesh i fundit…..!
“Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”, deklaroi Edi Rama për AFP.
Po eshte e vertete, Edi ja ka dale ta lere Shqiperine jashte Europes, ky eshte “suksesi” me i madh i tij.
Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europes ai ja ka dale te jete i neveritshem me Europianet dhe pasojat i vuajne shqiptaret.
Sjellja e Edit me europianet nuk eshte rastesi, nuk eshte psikopati, por eshte strategji e tij per krijuar alibine e Shqiperise drejt Lindjes sepse gjoja Perendimi nuk e do Shqiperine.
Kjo strategji e lige kembengulese Anti BE eshte gatuar larg…ne Lindje dhe Edi eshte produkt dhe sherbetor i saj.
Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar.
Por Shqiptaret shohin vetem nga perendimi.
Shqiptaret jane te perjetshem.
Edi eshte shume shume i perkohshem gati i ikur….
Shqiperia drejt perendimit eshte rruge pa kthim.
Qesh Edi sot, por duhet te mos harroje se qesh mire kush qesh i fundit….por atehere Edi do te qaje shume dhe do te jete fare vetem….