I ashpër ka qenë në një reagim të tij nënkrytari i LSI-së Petrit Vasili duke lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili u bën thirrje qytetarëve që të refuzojnë gjuhën e shthurur sipas tij të Ramës, pasi ky i fundit ka sulmuar mediat, hebrenjtë apo dhe presidentin Trump.
REAGIMI I VASILIT
Edi Rama ky gojeçthurur qe ketu deri ne Amerike! VIDEO.
Edi Rama paturpesisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.
Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj.
Edi Rama ofendon ebrejte ne mes te parlamentit dhe i quan çifute.
Ky ofendon Presidentin Trump ne mes te Amerikes dhe e quan turpin i qyteterimit.
Refuzojeni gjuhen e çartur,te çthurur dhe te ulët te tij.
Sa turp per Shqiperine qe ka kete kryeminister dhe per shkak te ketij Edi Rame turpi ka kaluar oqeanet.