Petrit Vasili: ‘Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp.Ik mashtrues ik se na e shpife’

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shpërthen në akuza ndaj kryeministriy Edi Rama, të cilin e quan mashtrues.

Vasili ka publikuar një lajm, sipas të cilit një prej mjekëve që u dërgua në Itali, ka punuar deri pak muaj më parë si pompist dhe e akuzon kreun e qeverisë se tallet me mijëra të vdekur në Itali.

POSTIMI I PLOTË I VASILIT
Edi Rama tallet me mijëra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”.
Se mos pandeh ky sharlatani, që kemi kryeministër se do ia hedhë duke kërkuar falje, që u tall edhe me shqiptarët edhe me Italinë duke çuar pompistin për mjek.
Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp.
Po si mundet të tallesh poshtërsisht dhe t’u çosh italianëve, që po vdesin me mijëra, pompistin për mjek.

Po si mundet të tallesh ligësisht me shqiptarët dhe zemrën e tyre të madhe dhe ti nxjerrësh mashtruesa duke çuar pompistin për mjek.
Nxore Algjerinë për Spanjë dhe na turpërove të gjithëve si mashtrues që je dhe del e kërkon falje.

Dole në TV u the shqiptarëve si të kërkojnë leje për të dalë nga shtëpia me aparatura dizaster dhe prapë dole e kërkove falje.
Ik mashtrues ik se na e shpife.
Ik mor se edhe njeriu më i thjeshtë ka respekt për veten, por ti s’ke as një miligram Amor Proprio.

Loading...