Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, u mblodh sot për të diskutuar kërkesën e paraqitur nga PD dhe LSI për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku.
Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se, ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.
Ky veprim i KLP-së ka sjellë edhe reagimin e zyrtarit të lartë të LSI-së, Petrit Vasili.
Ky i fundit, permes një postimi në Facebook, shprehet se, me këtë akt, KLP ka shkelur ligjin dhe ka falur Arta Markun.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Turp dhe faj,KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!
KLP u be njesh me antiligjin,duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria.
Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?
Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?
Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.
Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.
Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen,edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes,edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.
Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.
Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.
Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.
Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…