Petrit Vasili: “Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën.Të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutes dhe familjes”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është bërë pjesë e debatit të nisur së fundi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Vasili iu bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të mbrojtur familjet e tyre dhe Kushtetutën, ndërsa shton se “mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën”.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Vasili shkruan se mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur.

Postimi i Vasilit:

Mafia e kapjes se drejtesise doli hapur!(VIDEO).

Ata qe po dhunojne Kushtetuten per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese kane emra jane Edi Rama dhe Dvoran-partia.

Nga Arta prokuroria tek Arta kushtetusja.

Gra te ndryshme rrembimi i drejtesise i njejti.

Mafia ne pushtet kerkon te rrembeje Republiken.

Te gjithe ne kembe ne mbrojtje te Kushtetutes dhe familjes

VIDEO

Loading...