Lëvizja Socialiste për Integrim e cilësoi kryeministrin Edi Rama si armik të integrimit të vendit në BE, ku na ndajnë vetëm pak ditë nga data 18 tetor, ditë kur do të japë vendimin KE për çeljen apo jo të negociatave.
Në një dalje publike para mediave, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili risolli në vëmendje të publikut një deklaratë të Ramës dje nga Serbia në lidhje me ‘Shengenin Ballkanik’.
“Sot jemi këtu për të bërë publike një video nga deklarata e djeshme e Ramës për çështjen e integrimit dhe se si ai i kundërvihet Europës me projekte paralele. Rama deklaron se nuk ka kohë të presë Europën. Po kush e pret njëri-tjetrin? Europa që ka 9 vite që pret Ramën? Ai prej 6 vitesh, duke mbushur vendin me drogë, duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista, dhe duke hedhur në kosh arritjet e Shqipërisë, ai e mban vendin jashtë Europës. Europa ka kohë dhe durim. Rama përveçse ka rrënuar aspiratat për BE, kjo e fundit ka durim. Rama është problem i madh për shqiptarët dhe BE. Ai është armiku i integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Vasili.