Petrit Vasili: Shqiperia është në ankth për shkak të kryeministrit të sëmurë

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita. Përmes një postimi në ‘Facebook’,Vasili ndan disa foto nga protesta ndërsa shkruan se prania e shqiptarëve ishte e pafundme.

Vasili shprehet ndër të tjera se Shqipëria është në ankth dhe brengë për shkak të kryeministrit të sëmurë për karrige dhe para.

“Sot shqiptaret ishin pa fund ne shesh per nje Shqiperi te paqte dhe njerezore pikerisht si kjo qytetare,qe ne menyre divine proteston duke luajtur ne violinë dhe jo per Shqiperine ne ankth e brenge per shkak te nje kryeministri te semure per karrige dhe para.”-shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Loading...