Petrit Vasili: “Shqiptarët kurrë nuk do të besojnë një Kryeministër që i ka shitur interesat e tyre, i ka varfëruar ata…”

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka paraqitur shqetesimin e partisë së tij në lidhje me sistemin 5G ku sipas drejtuesit të lartë të LSI Edi Rama ka dalë kundër SHBA.

“Kryeministri Edi Rama, si promovuesi personal i të tërë kësaj nisme, është i detyruar që të dalë dhe sqarojë publikisht këtë situatë, të shpjegojë qartësisht përse ai ju kundërvu vullnetit amerikan dhe i ekspozoi qytetarët ndaj rreziqeve të shumllojshme, nga vjedhja e shpërndorimi i të dhënave të tyre personale, dhe synimi për ta kthyer Shqipërinë në kohën e partisë së punës ku gjithshka e qytetarëve survejohej nga rregjimi?” su hpreh vasdili ne dejlate e tij

Ja Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Qytetarët shqiptarë janë njohur dje me një shqetësim shumë të rëndësishëm të bërë publik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin që rrjeti 5G, i cili po eksperimentohet në Shqipëri, i promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve.

Keqpërdorim, do të thotë që në mënyrë të fshehtë e të paligjshme, komunikimi i qytetarëve, natyrshëm dhe i institucioneve, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare të vendit, të ndodhen në duar të dyshimta, e për pasojë, të keqpërdoren.

Siç mund ta kuptojnë të gjithë qytetarët, ky shqetësim është shumë i rëndë, pasi vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe është një ndihmë e madhe që kjo Ambasadë u ofron qytetarëve shqiptarë, për të qenë vigjilent lidhur me komunikimet e tyre dhe transmetimin e të dhënave të tyre.

Është e natyrshme që ka disa pyetje shumë të mëdha që kërkojnë përgjigje:

A e ka lexuar dhe çfarë shpjegimesh ka Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes?

2. A mundet të tolerohet heshtja e qeverisë përballë shqetësimin të partnerit më të rëndësishëm, më të besueshëm, dhe aleatit kryesor jo vetëm për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për mbrojtjen e saj nga rreziqet terroriste dhe kibernetike?

3. Si mundet që qeveria shqiptare, dhe me çkurajo ajo përbuz dhe anashkalon shqetësimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfaqësojnë dhe garantin më të madh në glob për sigurinë e demokracive kudo në botë, të lirive dhe të drejave të njeriut e veçanërisht e gjithë kjo e lidhur me Shqipërinë.

4. Kujt i intereson që Shtetet e Bashkuara të mos dëgjohen dhe të anashkalohen shqetësimet e tyre, lidhur me një fushë të një rëndësie të jashtëzakonshme, siç është Sektori i Telekomunikacionit dhe lidhjet e tij me sigurinë kombëtare, por edhe sigurinë e individit.

5. Si mundet që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, të neglizhojë dhe të refuzojë sygjerimet apo shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë vendi lider i NATO-s.

6. Deri kur do të vazhdojë kjo politikë Anti-Perëndimore dhe Anti-EuroAtlantike e qeverisë shqiptare, e cila ka kurajo ti kundërvihet dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

7. Si mundet qeveria shqiptare të mos dëgjojë shqetësimet e SHBA, por ndërkohë që ajo është akuzuar me prova të pafundme nga Departamenti Amerikan i Shtetit për krimin e organizuar, trafikun e drogës, dhe pastrimin e parave të pista. Operacione këto që kanë në zemër të funksionimit të tyre, telekomunikacionin.

8. Kryeministri Edi Rama, si promovuesi personal i të tërë kësaj nisme, është i detyruar që të dalë dhe sqarojë publikisht këtë situatë, të shpjegojë qartësisht përse ai ju kundërvu vullnetit amerikan dhe i ekspozoi qytetarët ndaj rreziqeve të shumllojshme, nga vjedhja e shpërndorimi i të dhënave të tyre personale, dhe synimi për ta kthyer Shqipërinë në kohën e partisë së punës ku gjithshka e qytetarëve survejohej nga rregjimi?

Shqiptarët, kanë besim të palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të garancitë që ato i kanë ofruar Shqipërisë dhe Botës. Ata do të dëgjojnë dhe do të respektojnë gjithshka që amerikanët thonë dhe kurrë nuk do të besojnë një Kryeministër që i ka shitur interesat e tyre, i ka varfëruar ata dhe në të kundërt të tyre e shikon botën nga Lindja dhe jo nga Perëndimi.

Loading...