Sipas Vasilit, OSBE-ja është me fat të madh, se po i jepet rasti të shkohë zgjedhjet e harruara të Partisë së Punës.
Në mesazhine tij në Fb, Vasili shkruan: “Në kohën e Partisë së Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.
Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së iu dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë së Punës.
Dhe jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i çertifikojë, bile edhe me fitore më thellë se 99%, por me 101%. Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë, OSBE!”
Reagimi i Vasilit erdhi pas një deklarate të OSBE-së lidhur me 30 qershorin, në të cilën thuhej ndër të tjera se “si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar.”