OSBE vulosi shkatërrimin e shtetit, nga Rilindja Antishtet.
Raporti i OSBE për votimet moniste të 30 qershorit është autopsia e kufomës shtet, që krijoi Edi Rama dhe Rilindja antishtet.
Të gjitha pushtetet në Shqipëri janë pushtuar nga kapja, degradimi dhe korruptimi i tyre prej Rilindjes antishtet.
Zgjedhje e 30 qershorit, të paligjshme, antikushtetuese në kundërshtim me dekretin e Presidentit, që kanë fuqinë e ligjit.
OSBE/ODIHR i vuri vulën që është vetëm Gjykata Kushtetuese, që mund të shqyrtojë dekretet e Presidentit. Dekretet janë në fuqi.
30 Qershori i paligjshëm, zero dhe inekzistent. Data e vetme e ligjshme është 13 tetor 2019.
Administrimi i shkatërruar i zgjedhjeve:
Ka rënë administrimi i zgjedhjeve, pasi për herë të parë autore e shkatërrimit është KQZ-ja, që asnjëherë më parë nuk ka qënë dëmtuese e zgjedhjeve; përkundrazi.
Pushteti gjyqësor i kapur dhe i rënë:
Ka rënë pushteti gjyqësor me prokurori e gjykata dhe ato janë kthyer në zgjatime të neveritshme dhe të telekomanduara të Rilindjes antishtet që çimentojnë pandëshkueshmërinë, duke mos ndëshkuar krimin zgjedhor.
Pushteti ekzekutiv:
Qeveria është kthyer thjesht në një sekt, zgjatim të krimit, që vjedh, kërcënon dhe shantazhon të gjithë qytetarët, nëpunësit, bizneset, në funksion të gjallimit të saj si antishtet; kërcënon edhe me vendin e punës deri edhe me ndihmën sociale.
Pushteti i katërt dhe media e kapur:
Media shqiptare si pushtet i katërt është nën terrorin antishtet të Edi Ramës dhe Rilindjes duke u deformuar në mënyrë të mjerueshme dhe duke u shndërruar në një instrument dezinformues, klientelist e të pavlerë.
Raporti i OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit është një dëshmi objektive, ligjore dhe e paanshme e votimeve më të turpshme, antiligjore të të gjithë pluralizmit shqiptar.
Përdorimi dhe kapja e Vetingut nga Rilindja si mjet shantazhi për të kontrolluar gjyqësorin, vuloset në raportin e OSBE/ODIHR.
Lexoni se çfarë shkruan qartë, e zeza në të bardhë OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit:
U shkatërrua besimi i publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve
– administrata e njëanshme zgjedhore minoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor
– zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë në konsideratë interesin e elektoratit
– votuesve shqiptare iu mohua mundësia të zgjidhnin në 30 qershor mes alternativave
– punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion politik
– votimet e 30 qershorit në klimën e pasigurise juridike
– zgjedhjet u mbajtën nën një terren të krizës politike dhe institucionale
– gjykata kushtetuese, organi i vetëm që vendos mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale
– në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit nga të tjerë
– KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke cënuar sigurinë juridike
– mospranimi nga KQZ i komisionerëve të opozitës i paligjshëm dhe e la administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar
– KQZ vonoi publikimin e vendimeve duke cënuar transparencën
– KQZ e regjistroi partinë bindja demokratike dhe kandidatët e saj në mënyrë të paligjshme
– mungesë e paanshmërisë së KQZ
– gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar në pavarësinë e tyrë për shkak të Vettingut
– punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë
– qytetarët u kërcënuan me largim nga puna apo heqjen nga ndihma sociale
– mosveprimin e organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore
– prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore
– mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara