Petrit Vasili: Tulla e fundit e kryeministrit Rama ra pasi ai ua uli me ligj përqindjen mbi fitimet oligarkëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se tulla e fundit e kryeministrit Rama ra pasi ai ua uli me ligj përqindjen mbi fitimet oligarkëve, duke e akuzuar se ligjin e përgatit në zyra oligarkësh për të ndarë fitimin me qeverinë.

STATUSI I VASILIT
Ligji i fitimeve të oligarkëve, bie edhe tulla e fundit e Edi Ramës.
Sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur, e paaftë dhe nuk i prin situatat por është fundosur prej tyre, ndonëse ishte fryrë si qeveri e shpresës, e ndryshimit etj etj demagogjira si këto.
Sot Edi Rama është pa ideologji sepse e gjithë tullumbacja e tij, që ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë ra, në momentin kur ai me ligj jua ul përqindjen mbi fitimet oligarkëve.
Duket qartë që ky ligj ishte përgatitur në zyra oligarkësh, ishte paguar prej tyre dhe fitimi do të ndahej “bujarisht” me qeverinë që pati pacipësinë ta votonte në parlament.
Së bashku me këtë ligj i cili u kthye nga presidenti ra edhe tulla e fundit e Edi Ramës.
Kushdo mund ta dëgjojë atë me kërshërinë që dëgjohet një mashtrues i deklaruar, për të parë se deri ku shkon fantazia e gënjeshtrës idiote të tij.
E kapur, pa vizion, pa moral, pa ideologji dhe e paaftë deri më dhimbje ky është skaneri i qeverisjes, që po jep shpirt të Edi Ramës.
Ligji i oligarkëve ishte vetëm pika e fundit që derdhi përfundimisht gotën.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...