Petrit Vasili: “Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj …(video)

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili megjithëse jemi mësuar ta shohim si një njeri të qetë ka shpërthyer sot ndaj deputetit socialist Ulsi Manja, i cili ka folur nga vendi ndërsa Vasili duhet të fliste në foltore.

“Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Do e mbledhësh këtë. Mbaje standardin”, tha Vasili.

Ndërsa Ruçi i ka kërkuar të vazhdojë pasi deputeti i PS nuk po fliste më. “Vazhdo tani. Ore zotëri ai është ulur në vend nuk po flet”, tha Ruçi.

Vasili: Detyrimi i përgjigjes së pyetjeve është një detyrim i rregullores. Janë 10 pyetje të depozituara dhe në rast se ministrja nuk ka dijeninë e duhur, ska mundësinë për t’u përgjigjur, ndale seancën. E ka detyrim kthimin e përgjigjes ministrja e financave. Ka detyrim të kthejë përgjigje. Kjo rregullore flet qartë. Përgjigjen e zgjedh ministra, por duhet të përgjigjet. Nëse do ta bësh siç duhet, bëjë, por mor e bëj kooperativë. Ka detyrimin për t’u përgjigjur se atëherë ky parlament është kot.
(Balkanweb)

Loading...