Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh dhe zv.sekretar socialist për bashkëqeverisjen dhe aleancat, Petro Koçi ka qënë i ashpër kundër të gjithë atyre që sulmojnë Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare shqiptare.
Koçi shprehet i prerë se nuk do të lejohet asnjë përfaqësues i korrupsionit moral dhe ligjor që të hedhë baltë mbi këtë luftë, dhe për më tepëer duke abuzuar me fondet publike.
“Nuk do te lejojme qe perfaqesues te korrupsionit moral dhe ligjor te hedhin balte mbi LANC duke abuzuar me fondet publike.
Kam besim se Kuvendi i Shqiperise do te zhvilloje instrumentat e duhur per te kontrolluar veprimtarine e institucioneve qe varen prej tij.
Te reagojme ne lartesine e duhur per te mos lejuar te beje vend diversioni kunder LANC dhe kunder PS.
Pinjollet e bashkepunetoreve te pushtuesve te kerkojne falje. Vetem keshtu mund te filloje rruga e pajtimit ne gjykimin e historise se ndritur te LANC.
Pa veteranet dhe vlerat e LANC, pa deshmoret dhe familjet e tyre nuk do kishim kete Parti Socialiste qe kemi sot.
Asgje nuk e ndan PS nga keto vlera!”, reagon Koçi në aktivitetin e organizuar nga Organizata Kombetare e Deshmoreve te Atdheut.