Petulla kungulleshë,receta.
Perbersit:
2 kungulleshka të mëdha
2 vezë
2 qepe te njoma
250 gr miell
djathë të coptuar
kripë dhe piper i zi
majdanoz
pluhur për ëmbëlsira.
Pergatitja:
Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.
Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.
Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.
Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.
Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj hidhni djathin e grirë në rende.
Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.
Ju befte mirë!
Loading...