Pezullohen nga puna dy mjekë në Fier për vdekjen e 43-vjeçarit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka pezulluar nga puna dy mjekë të Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier dhe ka dhënë detyrim paraqitje për një tjetër.

Dy mjekët janë emra të njohur të urgjencës së Fierit, Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa detyrim paraqitje është vendosur për kardiologun Viktor Gjini.

Urdhri i pezullimit të mjekëve ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Fier dhe denoncimit të familjareve të një 43-vjeçari, i cili ndërroi jetë në dhjetor.

Familjarët e Besnik Ramaj akuzuan mjekët për mos dhënin në kohë të ndihmës mjekësore dhe shërbimin e duhur.

(BalkanWeb)

Loading...