Skuadrat e Milanit dhe Romes të hënën u perballen ne një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, por fokusi ishte tek gjyqtari Piero Giacomeli.
Giacomeli mori disa vendime të diskutueshme. Ai së pari dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in.
Ai ‘fshiu’ gabimin dhe akordoi një penallti për Milanin, e cila ishte gjithashtu e diskutueshme.
Dje, mediet italiane ishin plot kritika për gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR nga Luigi Nasca.
Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshja Giacomeli – Nasca të pezullohen për një muaj.
Loading...