Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare në Stropckë të Pogradecit, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga burime për BalkanWeb.
Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës vendosi që të pezullojë Adriatik Haxhillarin nga detyra, deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij.
Ndërkohë pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë gjykatës për masën e tij të sigurisë.
(BalkanWeb)
Loading...