Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti për shkak të ndërtimeve pa leje.Bashkë me kryekomisarin, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë, Flamur Sula.
Më përgjegjësi duket se janë gjetur edhe nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.
Bëhet me dije se pezullimi i 4 efektivëve është bërë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Ecuria disiplinore për zyrtarët policorë nisi pas zbulimit të pallatit 8 katësh pa leje në zonën e liqenit të thatë në pronësi të biznesmenit Julian Morina.
Bisnesmeni në fjalë ende nuk ka vendosur nëse do të ushtrojë të drejtën e parablerjes me çminin e tregut të pallatit apo do t’ja dhurojë qeverisë për ta përdorur për interes publik, për të shmangur konfiskimin.