Pezullohet nga detyra policja qe u perball diten e djeshme me forcat e rendit dhe me Permbarimin gjate perplasjes per shembjen e godines 3-kateshe ne zonen e Petro Ninit ne Tirane.
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar ngjarjen, duke postuar ne Facebook: “Te heq nga puna, edhe pse mbron shtepine tende”
Blerta Dervishi, efektivja e patrulles “Shqiponja” eshte pezulluar nga puna dhe ka marre verejtje nga shefat e saj, per shkak se pengoi permbaruesit diten e djeshme ne zonen e Petro Ninit. Ku shkojne keta? Pervec se i dhunojne, fizikisht dhe psikologjikisht, te medhej e te vegjel, sot i pushojne edhe nga puna!
Cfare beri Blerta?
Mbrojti pronen e saj, shtepine e saj, mbroi djalin, te afermit nga dhuna. Kerkoi te ishte pengese per nje vendim gjykate qe banoret shprehen se eshte i blere!
Po kjo prokurorja e perkohshme ku eshte? Arta Marku ku je?
Ne vendimin e Dritan Dajtit, u krye kontroll ne shtepine e gjyqtateve qe ulen denimin. Pse nuk behet prap? Pse kete here shteti pati fuqi te bej hetim per nje vendim te dhene dhe kete here s’ka fuqi? Shtet dhe pushtet me dy standarde. Arta Marku, behu e gjalle, bej vetem punen tende, asgje me shume. Mos lejo qe te dalin ne rruge familje pa te drejte.
Cfare duhet te bente Blerta?
Per shkak te nje vendi pune, te lejonte ta nxirrnin ne rruge, ate se bashku me familjen e saj? E shikoni cfare ben shteti, qeveria, pushteti? Ne momentin qe ti e kundershton, sepse beson se eshte nje vendim i padrejte, ai (pushteti) te pezullon, te frikson, qe t’i te mos guxosh me te ngresh zerin apo te perballesh me ta, sepse me ta nuk mund te merresh dot, sepse ti je nji. Ata jane shume. Kete po bejne ata, ne momentin qe guxon te ngresh zerin perballe nje padrejtesie, te lene ne mes te kater rrugeve. Per mua Blerta eshte nje heroine, ajo mbrojti shtepine e saj, perballe kolegeve te saj dhe ca maskarenjve permbarues dhunues e te dhunshem.
Shteti i sotem nuk te sqaron, nuk te bind ty si qytetar, sesi qendron e verteta. Vete ata, kur u thua pse nuk futen ne burg, ata qe kane abuzuar me pushtetin? Ata te thone qe drejtesia eshte e kapur dhe se me drejtesine e re qe po rilind, cdo gje do jete ndryshe. Kur e beson se gjykata jep vendime te padrejta, pse i besoni dhe nuk hapni nje hetim per rastin?
Te mjeret njerez e qytetare cfare heqin, ne momentin qe pushtetareve e oligarkeve te tyre u ceken pak interesat. Te shqyejne, te hane, te godasin, te dhunojne, e nuk pyesin, as per femije, as per gra, as per burra, as per pleq. Deri kur keshtu, deri kur?