Njihuni me 97-vjeçaren Robertine Houbrechts, e cila padyshim që është e dashuruar me birrën. Mediat belge shkruajnë se e moshuara çdo natë pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.
LShumë e emocionuar, 97-vjeçarja shprehet se gjithmonë del e fundit nga lokali dhe se ka lejen e mjekut të saj.
Pi 20 birra çdo natë, njihuni me 97-vjeçaren e cila
Ndërkohë që për 97-vjeçaren flet edhe pronari i lokalit, që tregon se ajo është klientja më e vjetër. “Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Ëaegemans.