PIas keq debati me tone të larta mes Bleona Qeretit dhe Robert Aliajt: ‘Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare’

Opinionistët e ‘Love Story’ janë përballur me tone të ashpra në spektaklin e mbrëmjes së sotme. Një konflikt me sharje deri në banalitete mes Bleona Qeretit dhe Robert Aliajt është vënë në vëmendjen e publikut. Në një koment gjatë emisionit Aliaj ironizon koleget juri dhe thekson se ka krijuar një familje ndryshe nga zonjat që kishte përkrah të cilat ende jetojnë me prindërit. Sipas Robertit, vajzat e gratë nuk duhet të jetojnë gjithë jetën krahë prindërve pasi ky është modeli i gabuar që ‘u serviret’ të rejave sot

Pas kësaj deklaratë nga kolegu, Bleona është revoltuar duke krijuar kështu një ‘skenë’ debati.

Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë.

Bleona Qereti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç.

Roberti: Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tënden dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.

Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?

Roberti: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç

Bleona: Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?!

Roberiti: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet

Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…

Roberti: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet

Bleona: Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!

Roberti: Po flas për familjen në përgjithësi

Bleona: Ky është bullizëm, kush je ti mor zotëri? Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve.

Loading...