Një nga rojet e burgut 313 është kallëzuar ne prokurori nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili pasi tentoi të fusë pije alkoolike dhe ushqime në qelinë e Emiljano Shullazit.
Ngjarja ka ndodhur natën e vitti të ri por mbeti në tentativë pasi roja u zbulua dhe u kallëzua penalisht.
Rritja e masave të sigurisë dhe aplikimi i sistemit “41 bis” kanë bërë që të dënuarit të reagojnë madje duke bërë edhe kërcënime me jetë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Burgjet kane vënë në zbatim këtë sistem në dy burgje, 313 Tiranë dhe në Peqin. Një gjë e tillë duket se solli rebelimin dhe kërcënimin e tij me jetë.
Sistemi i huazuar nga Italia parashikon izolim të plotë të dënuarve më të rrezikshëm me qëllim ndërprerjen e aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm nga brenda burgut.