Mënyra se si e nisim ditën është shumë e rëndësishme sepse ajo tregon edhe vazhdimësinë e ditës.
Të pish një gotë ujë me limon në mëngjes është shumë mirë për organizmin.
Vitaminat dhe mineralet e shumta që gjenden në limon e forcojnë sistemin e imunitetit, parandalojnë shumë sëmundje dhe ndihmojnë në sistemin e tretjes.
Por duhet të keni parasysh disa këshilla, në mëngjes është më mirë uji i ngrohtë se i ftohtë.
Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona.
Për sa i takon pjesës tjetër të ditës, mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, si të dëshironi.
Përveç kësaj, kur shtrydhni limonin duhet të shtrydhni dhe lëkurën, sepse është më e shëndetshme sesa vetë fruti.
Prijeni limonin në gjysmë dhe shtrydheni në gotë. Pastaj lëvoren grijeni në grirëse dhe shtojeni në gotë. Në fund shtojani ujin e vaktë apo të ftohët dhe pijen konsumojeni sapo të zgjoheni me stomakun bosh.
Përfitimet e ujit me limon janë të shumta:
-Përmirëson sistemit të tretjes
-Ndihmon në detoksikimin e trupit -Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe thonjve
-Forcon sistemin imunitar
-Përmirëson funksionin e mëlçisë
-Ndihmon në humbje më shpejtë të peshës