Pipero merr titullin ‘Qyetar Nderi’

Mjeku Pellumb Pipero i cili u be i njohur gjate periudhes se pandemise, ka marre diten e sotme titullin Qytetar Nderi ne Skrapar.

Gjate kesaj ceremonie Pipero u nderua me buqeta me lule nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Mesohet se ka qene kërkesa e qytetarëve të Skraparit, qe eshte bere shkak qe Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19″.

Mjeku i njohur ne kete ceremoni duket se ka harruar rrezikun e koronavirusit, pasi nga fotot duket qe nuk kane munguar pershendetjet me perqafime, prekje dhe kontakte te aferta.

Pas marrjes se titullit mjeku i njohur u emocionua por edhe u befasua për nderimin qe iu be nga Këshilli Bashkiak i Skraparit.

Loading...