Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se në janar mund të ketë rritje të rasteve. Mjeku u shpreh se do ta bëjë vaksinën i pari dhe “live” në një emision, ndërsa shtoi se pret që fundi i pandemisë në vendin tonë të jetë në muajin mars.
“Besoj fort që edhe gjysma e dytë e janarit do të ketë rritje të numrit të rasteve, por marsi apo fundi i marsit do të shënojë fundin e pandemisë në vendin tonë.
Vaksinën do ta bëj i pari fare ndoshta, në një studio televizive të besueshme”, tha Pipero.
Loading...