Pirro Dhima kujton nënën: Jeta e saj, një libër!

Pirro Dhima ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas vdekjes së nënës së tij, Lefteries, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Himarë, ku jetonte prej vitesh e vetme.

“Siç mund të jeni vënë në dijeni, këto ditë humba nënë time. Një grua, jeta e së cilës mund të ishte fare mirë një libër. Sa herë që zgjohem në mëngjes mendoj për të dhe kohën kur punonte në furrën e bukës, ku hidhte thasët me miell si të mos ishin gjë. Kishte një fuqi natyrale. Kjo fuqi buronte nga dashuria për fëmijët e saj, për mua dhe vëllain tim. Shpresoj që të kemi transmetuar sadopak nga kjo dashuri te fëmijët e mi. Rrugë të mbarë nënë!”, shkruan ai. Ish-peshëngritësi e shoqëron këtë mesazh me një foto, ku ai vetë shfaqet i veshur me rroba ushtarake greke me në krah nënën e tij.

Loading...