Pirro Dhima në krah të prindërve të Kacifas, ekstremistit që u vra tri vite më parë, në Bularat të Gjirokastrës

Greqia sot feston ditën e “JO”-së, e njohur si festa kombëtare e Greqisë.
Minoritarët apo grekë vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës. Edhe sot, në 81-vjetorin e “Jo-së”greke, në Këlcyrë është zhvilluar ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë, ku shumë minoritarë dhe grekë kanë shkuar atje me flamur dhe veshje tradicionale.Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull.
I pranishëm ishte edhe ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima. Ai qëndronte në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas, ekstremistit që u vra tri vite më parë, në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një përplasjeje me armë me forcat RENEA. Disa prej atyre që morën pjesë në ceremoninë e ushtarëve që prehen në Këlcyrë disa kanë shkuar edhe në varrin e Kacifas dhe kanë ndezur qiri.

Loading...