Piu më shumë se ç’duhet pije energjike, vdes 13-vjeçari, ja çfarë thanë mjekët

Një 13-vjeçar në Kroaci ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar shumë pije energjike. Mësohet se i mituri teksa vraponte nëpër lagje është rrëzuar dhe u dërgua në spital pasi kishte thënë se nuk ndihet mirë.
Mediat vendase shkruajnë se mjekët nuk arritën ta shpëtonin, pasi sipas tyre pija i kishtë dëmuar muskujt e zemrës. Për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Zagreb, ka folur një mjek pediatër. Filip Rubiç tregoi më tej për konsumimin e pijeve energjike. “Dozat e tepërta të këtyre substancave mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, tha ai.

Loading...