Pjepri, fruti me veti kuruese

Pjepri është frut që rritet në verë, plot shije, lëng dhe aromë, por edhe me veti kuruese që nuk i keni ditur më parë.

Ky frut që është një nga frutat më freskues të verës ka shumë varietete, por vlerat ushqyese nuk ndryshojnë shumë mes llojeve të ndryshme.

Pjepri është i pasur me ujë, sheqer natyral, ka pak kalori dhe shumë vitamina dhe minerale që janë të shëndetshme për organizmin.

Vitaminat që më së tepërmi përmban ky frut janë vitamina A, vitamina PP, Vitamina C dhe më pak vitamina B1 dhe B2. Pjepri është burim i fosforit, kaliumit, natriumit, kalciumit, por gjithashtu është i pasur me fibra, proteina dhe yndyrna të gjitha të shëndetshme pasi janë natyrale dhe jo të shtuara.

Ky frut është i pasur me përbërës ushqyes, ku gjendet betakaroten që është një antioksidant i fuqishëm. Këto e bëjnë këtë frut të përshtatshëm për të gjitha moshat.

Sallate frutash me pjeper jeshil dhe te verdhe, aromatizuar me gjethe mente
Lufton kancerin dhe sëmundjet e zemrës
Pjepri është një mjet i fuqishëm për parandalimin e kancerit dhe eliminimin e radikaleve të lira. Konsumi i pjeprit parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Ul rrezikun e astmës
Rreziku per t’u prekur nga astma eshte me i ulet tek ata persona qe konsumojne ushqime me beta-karoten. Ky ushqyes gjendet tek ushqimet me ngjyre portokalli si pjepri. Por edhe Vitamina C, e cila gjendet me shumice ne kete frut, mund t’ju mbroje nga astma.

Rrit sistemin imunitar
Pjepri është i pasur me betakaroten, fito-kimikate dhe vitaminë C. Vitamina C vepron si mbrojtjese e rëndësishme për një sistem të shëndoshë imunitar. Përveç kësaj, vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që kërkojnë dhe shkatërrojnë bakteret e dëmshme, viruset dhe toksina të tjera të organeve të huaja në gjakun tonë.

Lufton diabetin
Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit është i lidhur për të përmirësuar metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Lufton artritin
Fito-kimikatet kanë veti anti-inflamatore. Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke zvogëluar inflamacion. Inflamacion kronik i këtyre zonave jetësore mund të të çojë në sëmundje të tilla si artriti.

Mban sytë shëndetshëm
Antioksidanti zeaxanthin qe gjendet tek pjepri ka nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e syve. Gjithashtu edhe karotenoidet janë të vlefshme për të mbajtur sytë të shëndetshëm.

Ul tensionin e larte
Fibrat, kaliumi, vitamina C dhe kolina e gjetur ne pjeper mbeshtesin shendetin e zemres. Gjithashtu pjepri ndihmon ne uljen e tensionit te larte. Madje eshte nje nga ushqimet me te mira per te trajtuar hipertensionin.

Ndihmë për lëkurën
Pjepri është një burim i rëndësishëm betakaroteni dhe i vitaminës A. Kjo e fundit stimulon membranën qelizore të lëkurës dhe rrit prodhimin e qelizave te reja. Edhe gjate veres ju mbron lekuren dhe ju ndihmon te merrni ngjyre te bukur. Gjithashtu konsumi i pjeprit ju mbron kundër toksinave të dëmshme që plakin lëkurën përpara kohe.

Lufton stresin
Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Ai relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të veprojë në trup si stresant dhe gjithashtu mund të shkaktojë lirimin e hormoneve të stresit, të tilla si kortizoli. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën juve të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shumë simptomat e ankthit./femramoderne.al

Loading...