Pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Fier, kush është kirurgu dhe lidhja me Nuredin Dumanin

430 kg kokainë dyshohet se është sasia e kapur mbrëmjen e djeshme në një operacion të SPAK në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Droga ishte tretur në thasë me pleh kimik, me një ngarkesë totale 24 ton bashkë me kokainën që do veçohej në një laborator në Shqipëri.

Në këtë operacion u arrestuan 10 persona, ku mes tyre dhe kirurgu Julian Malaj. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Malaj ka qenë i arrestuar më herët sepse ka mjekuar dhe ndihmuar të shumëkërkuarin Nuredin Dumani. Atë kohë Dumani kishte mbetur i plagosur pas përplasjes me armë me të shumëkërkuarin Talo Çela, dhe pikërish atëhere Malaj i kishte ardhur në ndihmë Dumanit.

Malaj u akuzua për moskallëzim krimi dhe u la në “detyrim paraqitje”, ndërsa para togave të zeza ai kishte thënë se nuk e njihte Dumanin dhe as dinte gjë për të shkuarën e tij.

Policia gjithashtu për laboiratorin e kokainës në Fier ka arrestuar edhe ish-kryetari i Komunës Frakull Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me pleh dhe kokainë. Po ashtu, të arrestuar janë dhe djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati.

Të arrestuar janë dhe katër të rinj me precedentë të mëparshëm penalë. Ata janë ndaluar në Rrugën e Arbrit me një makinë Range Rover, duke ardhur në drejtim të Fierit, në vendin ku u gjet sasia e drogës./Shqiperiaime

Loading...