Vazhdojnë hetimet në lidhje me cështjen Tahiri. Ditën e sotme mësohet se autoritetet e Malit të Zi i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me informacionet e kërkuara për lëvizjet e ish-ministrit Saimir Tahiri në Mal të Zi.
Autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi kanë konfirmuar edhe një herë se Saimir Tahiri së bashku me familjen e tij ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit verën e vitit të shkuar në drejtim të Malit të Zi, fakt ky i pranuar edhe më herët nga vetëm ish-ministri i Brendshëm.
Mësohet se në përgjigjen e mbërritur, janë shënuar me detaje orari i nisjes së jahtit si dhe emrat e personave që shoqëronin Tahirin në udhëtim. Emrat e përmendur në shkresë do të merren në pyetje nga grupi hetimor.
Prokurorët shqiptarë kanë dyshime se udhëtimi i Tahirit nga Mali i Zi drejt Italisë ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge. Hetimet ndaj Tahirit nisën një vit më parë. Ai akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Habilaj për të kryer trafik droge. /Lajmifundit.al