Pl.agosje me armë në Selenicë

Një person është plagosur me armë në Selenicë. Burimet thanë për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur një person rreth 50 vjeç dhe se dyshohet se është qëlluar nga një makinë fuoristradë në ecje.

“Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...