Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj

Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj është plagosur me thikë.

Burime nga policia për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës. Mësohet se autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës. Mulaj është biznesmen në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Kujtojmë se një vit më parë ai është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një tjetër biznesmen. Biznesmeni vlonjat pretendonte se kishte paguar një shumë parash për një apartament, por nuk e kishte marrë atë. Ndërkohë, edhe vetë Mulaj e kishte kallëzuar biznesmenin tjetër nga Vlora për mashtrim.

Loading...