Plagoset rëndë polici në protestë, kapsolla i dëmton syrin

Një efektiv policie është plagosur rëndë në ditën e katërt të protestës për Klodian Rashën.

Sipas policisë, efektivi është dëmtuar në sy me një kapsollë dhe menjëherë është transportuar për në QSUT.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.

Loading...