P*lagosi ish-burrin/ Shqiptarja habit me deklartën e saj: “A*rrestoni nënën time, është k*riminele”

Shqiptarja Klodiana Çela, e cila pasditen e djeshme plagosi me armë zjarri të atin e vajzës së tyre (në sy të kësaj të fundit) në deklaratën e saj që ka dhënë në polici ka ngritur akuza ndaj nënës së saj. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, mësohet se shqiptarja ka thënë se nëna e saj është anëtare e një organizate kriminale dhe se ato duhet të shkojnë që ta arrestojnë.

Ndërkohë hetuesit të cilët po merren me ngjarjen dhe zbardhjen e rrethanve që çuan në plagosjen e okulistit grek, po punojnë që të zbulojnë nga kush e ka siguruar armën shqiptarja që plagosi dhe ish-bashkëshortin, që tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi teksa ish-bashkëshorti i saj po merrte vajzën nga shkolla.

Çifti raportohet se kanë patur vazhdimisht probleme dhe konflikte për shkak të kujdestarisë së vajzës 13-vjeçare, ndonëse ajo me vendim gjykate i ishte lënë në kujdestari të atit. Ky i fundit është mjek i njohur okulist në Greqi dhe mjeku i parë që ka kryer operacione me laser./joq

Loading...