Plagosi me thikë 5 persona në xhami, avokati kërkon lirimin e autorit dhe shtrimin e tij në spital psikiatrik

2 javë nga plagosja e 5 personave në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, avokati i autorit Rudolf Nikollaj ka kërkuar që klienti tij të lirohet nga burgu. Sipas tij, i riu duhet shtruar në një spital psikiatrik.
Mësohet se avokati Isuf Shehi ka depozituar kërkesën dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të bërë shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill, rreth pasdites. I riu, me fe katolike, por i konvertuar në mysliman, rrëfeu në polici se të gjithë myslimanët duhen vrarë. Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kishte pirë ilaçet. Që në fillimet e ngjarjes u fol se i riu nuk është në gjendje të mirë mendore.

Loading...