Plagosi me thikë të miturin pas sherrit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar se ka plagosur me thikë një 17-vjeçar, një ditë më parë.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ndodhi një ditë më parë në një lokal në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas një konflikti të çastit. I mituri i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Loading...