Plagosje me armë zjarri në qytetin shqiptar, policia tregon detajet e para

Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar këtë pasdite në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të të stacionit të trenit, ndërsa burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur, shtetasi Kujtim Mema, i cili ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Në venndgjarje kanë mbërritur forca policore të shumta, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për iddentifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së 44 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

Loading...