Plagosje me armë zjarri në vend

Plagosje me armë zjarri në Tropojë.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Bajram Curri ku si pasojë e përdorimit të armës, ka mbetur i plagosur A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Loading...