Planeti ynë është një thesar misteresh – Disa të dhëna interesante,të panjohura për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj

Planeti ynë është një thesar misteresh, por më poshtë do të gjeni disa të dhëna interesante dhe ndoshta të panjohura për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj.

1. Toka nuk është një sferë perfekte. Nëse diametri i saj që kalon nga polet është 12.714 kilometra, ai që kalon nga Ekuatori është më i madh, 12.756 kilometra. Një diferencë që mendohet se është krijuar si pasojë e rrotullimit të saj rreh boshtit të vet.

2. Toka zmadhohet me 7 milimetra për çdo 10 vjet. Me gjasa për shkak të shkrirjes së akujve që duke u shndërruar në ujë, shtyhen drejt Ekuatorit.

3. Kur është krijuar rreth 4.6 miliard vite më parë, një ditë-natë tokësore ka qene rreth 6 orë. 620 milion vite më parë ajo është zmadhuar në 21.9 orë dhe aktualisht zgjatet me 1.7 milisekonda çdo 100 vjet, kjo si pasojë e tërheqjes gravitacionale të Hënës që frenon, edhe pse në vlera të paperceptueshme rrotullimin e planetit tonë.

4 Pangea, shtresa e cila duke u ndarë i ka dhënë formë kontinenteve 180 milion vite më parë përfaqëson një farë cikli. Ajo formohet dhe përthyhet çdo 250 milion vjet, kështu që në të ardhmen, mund të çojë në formimin e kontinenteve të tjera, ndoshta bashkimin e Amerikës me Afrikën dhe eliminimin e Oqeanit Atlantik.

5. 600-800 milion vite ma parë, akujt zbritën deri në Ekuator dhe temperaturat u ulën deri në -50 gradë celsius. Në atë kohë planeti fatmirësisht popullohej vetë nga mikroorganizma.

6. Zona më e ashpër në Tokë është shkretëtira e Atacam-s në Kili, që për ironi ndodhet pranë rezervës më të madhe ujore, Oqeanit Paqësor. Në këtë zonë thuhet se shiu bie një herë në 400 vjet. Këtu e kanë të pamundur të jetojnë edhe cioanobakteret.

7. Fusha magnetike e Tokës nuk është uniforme dhe ndryshon pozitivisht apo negativisht në varësi të zonave, male, lartësira (Himalajat) ultësira dhe gropat detare (Marianne).

8. 18 mijë vite më parë, akulli u shtri në një zonë kaq të madhe, saqë niveli detërave ra me 120 metra. Por në historinë e saj njihen edhe periudha kur ka ndodhur e kundërta që ka çuar në rritje të nivelit të ujërave në mbi 70 metra në raport me atë që është sot. Në erën glaciale, 10-15 mijë vite më parë, ishte 5-7 metra më lart nga sa është tani.

9. Kur Dielli të humbasë plotësisht hidrogjenin e tij, ai do të bëhet 100 herë më i madh dhe do të ndriçojë 2 mijë herë më shumë. Atëherë Toka do të avullojë, por ky është një skenar i 5 miliard viteve më pas.

10. Veç Hënës, janë edhe dy trupa të tjerë qiellorë pranë nesh që rrotullohen rreth Diellit. Asteroidi 3753 Cruithne dhe 2002 AA29.

Loading...