Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një përballje me armë në mes të rrugës në Kenosha të Wisconsin të SHBA-ve.
Në këtë qytet prej tre ditësh po zhvillohen protesta pasi policia qëlloi me shtatë plumba një burrë me ngjyrë.
Pamjet tmerruese shfaqin të pranishmit që ulërasin në panik dhe kërkojnë të largohen me shpejtësi pasi një person goditet me plumb në kokë dhe një tjetër në gjoks.
Në ngjarjen e frikshme u përfshinë tre persona, mes të cilëve dy humbën jetën, konfirmoi policia orët e para të mëngjesit, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me ngjarjen.
Loading...